SOT

Uça, fshati ku do të ndërtohet muzeu i shkollave shqipe

E ndërtuar rreth 60 vjet më parë shkolla fillore ‘’Tre Dëshmorët’’ në Uçë të Istogut është shkolla që dëshmon për luftën e popullit kosovar për arsim.

Në brendi të saj shkolla nga balta është një gërshetim mes së tashmes dhe rrëfimit për të kaluarën e fshatit.

Si institucioni më i lartë i kohës për edukimin e gjeneratave drejtori i shkollës Beqir Brahimaj thotë se objekti është kthyer në kult për rininë e Istogut e më gjerë shkak i historisë.

Duke shërbyer si objekt ku u mësua shqip ,mësuesit e parë të shkollës kaluan nëpër sfida të ndryshme për ta mbajtur atë të hapur.

Për të rrëfyer historinë e shkollave në fshat është planifikuar të bëhet edhe ndërtimi i muzeut të parë të arsimit, ku të grumbulluara do të jenë historitë e shkollave shqipe.

Rrëfimi për shkollën tashmë muze të Istogut do të ishte i pamundur pa odat që shërbyen si mësonjëtore gjatë okupimit.

Ibish Fekaj rrëfen për funksionin e odës në fshat gjatë kohës së luftës dhe mësimet që u dhanë aty për ruajtjen e gjuhës e traditave.

Në odat që u shërbye kafe, duhan e çaj, Fekaj thotë se u mblodhën qindra banor të fshatit e përreth ndërsa përkundër situatës së atëhershme ai kujton edhe kohërat kur këtu nuk u mbajt vetëm mësim.

‘’Muzeun e Arsimit’’ në fshatin Uçë ka përfunduar vetëm hapin e parë të projektimit derisa shpejtë pritet të fillojnë procedurat e prokurimit.