SOT

Trajneri i klubit “Rogana” rregullon shtegun për vrapim

Gjatë verës zhvendoset në këtë shtëpizë, e cila ka kohë që shfrytëzohet nga atletët e klubit “Rogana”.

Trajneri Zijadin Kryeziu ka bërë përpjekje të mëdha dhe me pak mjete financiare ka krijuar një terren ku atletët zhvillojnë stërvitjet e nevojshme.

Klubi Rogana është më i organizuari në Kosovë dhe për vite me radhë ka dominuar në atletikë.

Rogana është ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Kamenicës, ndërsa atletët verës përgatitjet i mbajnë në fshatin Kranidell, 12 kilometra larg prej Roganës dhe në një lartësi mbi detare prej 1100 metra.

Këtë praktikë ata e mbajnë që nga viti 2011 e tutje.

“Qëllimi kryesor pse ne jemi këtu gjatë sezonit të verës për stërvitje është lartësia mbidetare që arrin në 1100 metra dhe është e rëndësishme për shkak të zhvillimit të kapaciteteve vitale të mushkërive dhe rruazat të kuqe të gjakut. E domosdoshme është që të stërvitemi në lartësinë mbidetare. Nga viti 2011 ne stërvitemi këtu, një kohë të gjatë jemi stërvitur ne vende të ndryshme ku kem qëndruar në tenda. Pastaj kem arritur të bëjmë një shtëpizë malore me kapacitet ku mund të pushojnë 8 garues”, ka thënë ai.

“Ketë vend unë e kam vizituar shpesh në kohën kur kam qenë si garues, por nuk ka qenë e rregulluar për stërvitje. Në bashkëpunim me kryesin e klubit dhe atletët e kemi rregulluar këtë shteg me mjetet tona të cilat i kem pasur. E gjitha ka qenë punë krahu, qëllimi ka qenë ta improvizojmë një shteg që atletet të mos pësojnë ndonjë lëndim gjatë stërvitjes. Shtegu është 375 metra nuk i ka 400 metra të plota por është shumë i rëndësishëm për ne edhe pse nuk është i lehtë për vrap sepse zakonisht ka erë si shkak i lartësisë mbidetare por efekti në stërvitje është jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar Kryeziu.

Nga klubi në fjalë kanë dalë shumë atletë të dëshmuar, si Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Vijona Kryeziu e shumë të tjerë.

“Ky vend na ka shërbyer shumë, rezultatet flasin vetë edhe pse kushtet janë të vështira për stërvitje. Nuk është lehtë të stërvitet këtu me moshat e reja kryesisht, zakonisht këtu i sjellim garuesit më potencial, të cilët përballojnë kushteve malore”, ka shtuar ai.

“Nga stërvitjet që i kanë bërë në ketë vend sportistet e mi e kanë e përfaqësuar Kosovën në gjitha eventet e mundshme ndërkombëtare ballkanike, evropiane, botërore dhe dy lojërat olimpike që janë mbajtur deri më tani. Ne kem marrë pjesë në eventet evropiane, botërore por kemi qenë të barabartë vetëm kur jem future në pistë. Por rrugëtimi me sportistët e tjerë ka qenë i ndryshëm, kur futesh në shteg nuk pyet askush se nga vjen, çfarë kushte ked he ku stërvitesh. Për ketë gjë duhet të merret shteti, shoqëria jonë që atletika të trajtohet më ndryshe”, ka thënë ai.

Kryeziu thotë se një atleti të suksesshëm i duhet shumë punë dhe disiplinë mbi të gjitha.

“Një sportistë duhet të stërvitet çdo ditë nga 4 deri në 6 orë. Atletika është mbretëresha e sportit fatkeqësisht nuk është te ne dhe ashtu nuk trajtohet. Atletika është një sport që çdo sporti i jem gjithçka dhe nuk merr nga asnjëra asgjë. Po nuk u stërvite në atletikë është shumë e vështirë të arrihet në çdo sport. “Nëse qëndrojmë terë kohën këtu i mbajmë 2-3 stërvitje në ditë, zgjohemi në 7:00 të mëngjesit dhe e bëjmë stërvitjen parë, kthehemi për mëngjes deri ora 12:00 pushojmë e përfundojmë edhe drekën dhe pasdite i kanë dy stërvitje të tjera”, ka deklaruar Kryeziu.

Zijadin Kryeziu ankohet në institucionet e shtetit që deri tash nuk kanë investuar në ndonjë shteg të atletikes.

“Përderisa unë kam arritur në një fshat që ndërtoj një shtëpi sado e vogël si nuk kanë mundur komuna apo federate që me pasur një kamp stërvitor në lartësinë mbidetare. Janë bjeshkët e Belegut, Istogut, Brodit, Bjeshkët ë Sharrit në përgjithësi. Me pak investime ne mund të gjendemi shumë më mirë edhe me rezultate të sportistëve edhe gjera të tjera. Kaluan shume qeveri dhe ne jem ku jemi, është mjerim mos të kem një shteg të atletikës në gjithë Kosovën. Kem fusha të futbollit, palestra deri diku, port ë mos kesh një shteg të atletikës që është gjeja elementare është sikur mësimdhënësi dite të sotme mos të ketë shkumës me shkruar në tabelë. Të kërkosh rezultate dhe cilësi kur nuk ofron asgjë është e vështirë. Kjo na dedikohet të gjithëve”, ka theksuar ai.

Klubi i atletikes “Rogana” është 9 herë kampion në garat e Kosovës, si dhe ka shumë medalje të fituara në garat ndërkombëtare.