Nato, Nato, janë fjalët që pushtuan zemrat e mijëra qytetarëve të Kosovës ditën e 12 qershorit të vitit 1999, tashmë e njohur për të gjithë si Dita e çlirimit të Kosovës.
Edhe momentet e pazakonta dukeshin si të zakonshme atë ditë, si ajo kur një qytetar puth këmbët e një ushtari të trupave paqeruajtëse të NATO-s. Edhe ato kur trupat e NATO-s provonin çajin në gotat me pika të kuqe, për herë të parë.
Futja e trupave tokësore të aleancës euro-atlantike ndodhi pas 78 ditë bombardimesh.
Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte miratuar dërgimin e trupave të NATO-s në Kosovë duke ngarkuar OKB-në, përmes Rezolutës 1244, me ndërtimin e administratës së përkohshme vendore.
Deklaratat e ushtarëve të NATO-s, kishin të bënin me mikpritjen e tyre me lule dhe ushqim.
Qytetarët ende e mbajnë emocionin e çlirimit.
Sot në një vend të pavarur 24 vjet pas çlirimit, NATO-ja vazhdon të qëndrojë në Kosovë, ndonëse me trupa të reduktuara.
Ata së fundmi u lënduan në komunat veriore.
E pa dyshim që për qytetarët, secili ushtar i NATO-s në veçanti ata amerikanë, britanikë dhe gjermanë, mbeten më meritorët për ruajtjen e paqes në Kosovë.