Topat e tenisit e çanta me raketa janë shoqëruesit e vetëm të trajnerit Jeton Hajdari. Kjo është rruga në të cilën ai kalon pothuajse çdo ditë, destinacioni i së cilës është i njëjtë. Fusha e tenisit e pret atë përditë, e secila ditë është e mbushur me aktivitet.
Trajneri i shkollës së tenisit “Toni” tregon se me këtë sport është njohur që nga mosha 7-vjeçare. Rrugën e ka vazhduar deri më sot, e tashmë ka plotësuar edhe ëndrrën e tij për hapjen e një shkolle të tenisit.
Ndonëse është sport më pak i njohur, sipas Hajdarit, interesimi për tenisin është i dukshëm te të rinjtë.
Ai vlerëson se në arritjen e suksesit ndikon edhe përkrahja nga familja.
Trajnimet mbahen në mënyrë individuale, por nuk mungojnë as orët grupore.
Të vegjël e adoleshentë kanë filluar ta kultivojnë pasionin për këtë sport.
Sipas trajnerit Hajdari, gjeneratat e reja premtojnë shumë. Nga to ai pret ta prezantojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare.
Tenisi, ashtu si edhe sportet e tjera, përveçqë ofron argëtim, sjell edhe përfitime në aspektin shëndetësor dhe jo vetëm kaq.
Edhe pse ka tenistë të njohur, prapë se prapë, si sport nuk krahasohet me futbollin apo sporte të tjera që në Kosovë janë shumë më të zhvilluara.
Sipas Hajdarit, tenisi vonë ka filluar të popullarizohet në Kosovë dhe kjo gjë ndoshta ka ndikuar që investimet në këtë fushë të mos jenë të shumta.
Edhe hapësirat ku mund të luhet tenisi janë të pakta. Rrjedhimisht, tenisi nuk konsiderohet të ketë infrastrukturën që i nevojitet.
Trajneri ka edhe një thirrje për institucionet dhe dashamirësit e tenisit.
Por, tenisi nuk është i vetmi pasion e profesion i Hajdarit.
Minigolfi po ashtu ka një vend të veçantë në rutinën e Hajdarit, sport ky të cilit, sikur thotë trajneri, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje.
Fusha e tenisit në Gërmi, ndonëse e vetmja, është e hapur për të gjithë ata që e kanë pasion këtë sport apo që duan t’i zhvillojnë aftësitë e tyre.