Bashkimi i redaksive të Grupit KOHA ka sfiduar edhe gazetarët e gazetës e të televizionit. Dhe, ndryshimet përcaktojnë edhe qasjen e tyre gjatë propozimit e realizimit të temave. Pos burimeve e palëve që duhet t’i intervistojnë për temat e tyre, gazetarët po mendojnë njëherësh për aspektet teknike e për stilin e shkrimit. Teknika e shkrimit dallon goxha ndërmjet gazetës dhe televizionit.
Rexhep Maloku qe 13 vjet punon në gazetën “Koha Ditore”. Vitin e fundit, rrëfimet e ndryshme po i paraqet edhe në televizion. Puna e tij në gazetë kryesisht është varur prej tij. Ndërsa, tani në televizion për ta kompletuar storjen atij i duhet ndihma e kameramanit dhe montazhit. Përveç kësaj, atij i është shtuar si punë leximi i tekstit.
E shkrimi në gazetë, sipas tij, nuk kërkon pamje për t’u besuar.
Kohën më të madhe në televizion thotë se ia merr bindja e njerëzve për të folur para kamerës.
Në Grupin KOHA është një person që i ka provuar tri mediume. Ai është Gent Mehmeti.
Ndryshimi kryesor mes tyre, sipas tij, është mënyra e shkrimit të lajmit.
E prej bashkimit të redaksive mes Grupit KOHA, Valbona Bytyqi është njëra nga gazetaret, e cila përveç televizionit ka filluar të shkruajë edhe për gazetë.
Shkrimi në gazetë, sipas saj, i jep më shumë kohë për detaje.
Nuk ka ndërruar vetëm natyra e punës së gazetarëve.
Agron Bajrami ka ushtruar detyrën e kryeredaktorit në gazetën “KOHA Ditore”. Tani përpos këtij funksioni ai është shef i Deskut e edhe drejton emisionin politik “Desku”.
Për shkak të pandemisë, thotë se janë detyruar që ta ndërprenë shtypjen e gazetës derisa botimi ka vazhduar online.
Ky bashkim i ka mësuar forma të reja të të bërit gazetari. Megjithatë, Rexhep Maloku thotë se lidhja e tij me gazetën është më e veçantë.
Grupi KOHA do të vazhdojë që të sjellë lajme e rrëfime, duke e informuar publikun në kohë reale dhe me informata të sakta, pavarësisht se ku do ta publikojë lajmin.