Është 20-vjeçar, por prania e sporteve luftarake brenda familjes Syla e bëri Auronin të merrej tash e 1 dekadë me sportin e mundjes.
Thotë se ka shumë mirënjohje e medalje të fituara për të cilat është dashur shumë mund e trajnime.
Ai thotë se një nga familjarët e tij kishte qenë kampion bote e të tjerët po ashtu shumë të suksesshëm në këto sporte, e ata ishin arsyeja që Auroni vazhdon të merret me mundjen.
Sipas tij, mundja është një nga sportet më delikate dhe të rrezikshme për ta luajtur.
Një mëngjes i zakonshëm për Auronin fillon qysh nga ora 5:00, e cila është e mbushur me shumë aktivitete gjatë ditës, të cilat e ndihmojnë atë të mbajë ritmin e njëjtë të aktiviteteve fizike.
E ata që i qëndrojnë afër për çdo sfidë të tij janë të shumtë.
Auroni është kampion shtetëror në kategorinë U23, i cili nuk e ka ndërmend të ndalet e të fitojë çmime e medalje në secilën kategori që do të mund të marrë pjesë.