Për të treguar se janë bashkë në luftimin e kancerit të gjirit, Spitali “Fati im” ka vendosur të ofrojë vizita, konsulta dhe ultrazë gjiri falas për një javë.
Drejtori Afrim Muhaxhiri thotë se ka mbi 10 vjet që këtë muaj e shënojnë në një mënyrë të veçantë.
Ngritja e vetëdijes te masa është qëllimi kryesor i spitalit, pavarësisht që ndër vite është rritur numri i kontrolleve sistematike spontane.
Kanceri i gjirit nuk ka një faktor të vetëm, thotë kirurgu torakal, Saudin Maliqi.
Zbulimi i hershëm i këtij kanceri do të thotë mjekim, shton ai.
Sipas doktorit, nga mosha 40-vjeçare rekomandohen kontrollohet e përvitshme.
Kanceri i gjirit i prek më së shumti gratë, por të rrezikuar janë edhe burrat.
Pas operacionit, marrjes së terapisë, pacientët u kthehen normalitetit shumë shpejt, shprehet Maliqi.
Por çdo herë duhet pasur kujdes në stilin e jetesës. Jo vetëm në muajin rozë, por edhe në çdo muaj tjetër Spitali “Fati im” mundohet të përçojë mesazh sensibilizues e të jetë sa më afër pacientëve.
* Artikull i sponosrizuar