Me këtë motoçikletë i vetmi banor i fshatit Gmicë të Kamenicës e bën rrugën nëpër fshat.
Peizazhin e rrallë natyror të Gmicës, Skender Leci e shijon çdo ditë.
Por ka vetëm një kërkesë, e ajo është asfaltimi i rrugës për t’ia lehtësuar lëvizjet si banor rezident aty.
U drejtuam për te shtëpia e tij me veturë malore, pasi që të zakonshmet nuk mund të shfrytëzohen deri atje.
E vjetër 55 vjet, kjo shtëpi pos jetës që këtu e bën sot, lidhet edhe me fëmijërinë e tij.
Të shkonte nga fshati në qytet shumë vite më parë për të ndodhte rrallë.
Kujton ta ketë vizituar 1 herë brenda muajit.
Rrjetet e informimit atje mungojnë.
E kjo për 61-vjeçarin mbetet sfidë për t’u njoftuar qoftë edhe për ndodhitë familjare.
Po ktheheshim nëpër të njëjtën rrugë, me njërin nga ish-banorët e kësaj ane, i cili brenda javës vizitat i ka të shpeshta atje.
Vendin e lindjes nuk e harrojnë as mërgimtarët, të cilët sipas Lecit, kontribuojnë nga jashtë për fshatin.