Gërmia është parku kryesor ku shumë qytetarë vendosin ta kalojnë një pjesë të ditës së tyre.
Qoftë për ecje apo vrapim, ata zgjedhin këtë park si mundësinë më të mirë për t’u larguar nga grumbullimet në qytet.
E shfrytëzimi i këtij parku po preferohet nga shumë qytetarë pas hyrjes në fuqi të masave të reja nga Qeveria e Kosovës lidhur me pandeminë.
Hilmi e Bahrije Ismajli janë dy qytetarë të tjerë që zgjedhin parkun e Gërmisë për të kaluar mëngjesin.
Ecjen nëpër hapësirat e gjelbra që ofron kryeqyteti ata e quajnë terapinë më të mirë shëndetësore.
Derisa parqet i rekomandojnë më shumë se gastronominë.
Largimin prej turmave të kryeqytetit e shfrytëzimin e hapësirave të parqeve për rekreacion e preferon edhe Rexhep Hasani.
Sipas tij, të shumta janë të mirat shëndetësore që qytetarët përfitojnë nga bota e pasur e Gërmisë.
Me vendimin e ri të Qeverisë ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona.
Derisa Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveç;
Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit apo gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.