Uzina e Gani Berishёs ёshtё ndёr mё tё vjetrat nё lagjen e “Kovaçëve” nё kryeqytet.
Pluhuri e zhurma nuk i janё bёrё pengesё as sot 80-vjeçarit, i cili ende vazhdon punёn e farkëtarisё.
Ai rrёfen se kёtё zanat e mёsoi nga daja i tij e edhe sot pas shumё dekadash vazhdon dhe e ushtron.
“Daja im ka qenё farkëtar dhe nga ai e kam mёsuar kёtё zanat. Mё ka shёrbyer shumё si punё. Sa herё qё kam shkuar te kusherinjtё nga ana e nёnёs e kam ushtruar kёtё punё e gradualisht e mёsova. Megjithatё, atёherё jemi marrё edhe me bujqёsi. Lokalin kёtu e kam qё 35 vjet. Lokalin e hapi prej 8-9, edhe klientёt ma dinё orarin, pastaj rri deri nё ora 5”, tha Berisha.
Zanatet tashmё janё zёvendёsuar me punёtori efikase dhe mё tё avancuar, andaj ,sipas Berishёs, nevojat pёr farkëtarinё janё zbehur paksa.
Megjithatё ai pёrmend sëpatёn si mjetin mё tё kёrkuar edhe kёto ditё.
“Kohёt e fundit mё shumё po merrem me punimin e spatës, me lakimin e hekurit, dhёnia e formave tё ndryshme. Edhe klientёt kёnaqen me punёn time e unё me paratё e tyre. Koha qё nevojitet pёr punimin e njё sëpate varion nga madhёsia qё e dёshiron klienti”, tha ai.
Mjeshtёria e tillё karakterizohet nga makineritё e veçanta, puna e dorёs nё çdo proces e edhe ambienti i duhur i cili shpeshherё di tё jetё problematik pёr farkëtarin.
E qёllimi pёr tё cilin ai e vazhdon kёtё zanat, ndonёse ёshtё i pensionuar, ndёrlidhet me fitimin dhe dёshirёn pёr tё qenё i zoti i vetes.
“Ndonёse ёshtё e vёshtirё unё jam pajtuar me kёtё punё qё e kam zgjedhur. Vёshtirёsitё mё tё mёdha qё i kam nё punё janё ajri, pluhuri, zhurma, hapësira e vogёl, zjarri nganjёherё kur ёshtё nxehtё mё mundon, megjithatё jam i kёnaqur. Ai thotё qё fitimi po e mban atё nё motiv me e vazhdu”.
Berisha tregon se kishin vullnet pёr punё nё kohёt mё tё hershme, kur fitimi nuk barazohej me mundin.
Ndёrkohё sot ai vё re se fёmijёt dhe nipёrit e mbesat e tij nuk duan ta vazhdojnё punёn shumёvjeçare tё mё tё moshuarit tё familjes. Vёshtirësitё dhe zbehja e interesimit pёr kёtё punё i bёjnё ata tё mos jenë shumё kureshtar nё kёtё fushё.
“ Fёmijёt e mi dhe nipёrit e mbesat nuk duan ta vazhdojnё kёtё punё, sepse ёshtё e vёshtirё, nuk ka edhe aq fitim, ka shumё pluhur. Fёmijёt janё nё punёt e tyre, i kanё mundёsitё e nuk dёshirojnё ta vazhdojnё kёtё punё. Unё do tё kisha dёshirё qё ata ta vazhdojnё, por nuk duan, sepse ёshtё shumё e vёshtirё”, tha Berisha.
Shumё pak zejtarё e zehe kanё arritur t’u mbijetojnё revolucioneve tё kohёs nё tregti e prodhimtari.
80-vjeçari numёron disa nga to, pёr tё cilat me keqardhje tregon si u shuan.
“Kanё mbetë shumё pak zejtarё, shteti nuk po kujdeset pёr zejtarёt. Mё pёrpara kemi pasur shumё vizita edhe nga nxёnёsit, e shihnin se si punonim, ndёrkohё qё sot nuk ka kёsi interesimi. Kemi pasur shumё zejtarё, mjeshtri tё ndryshme nё Kosovё, qё sot disa prej tyre nuk janё mё”.
Disa pёr tё kryer njё shёrbim e tё tjerё pёr tё dёgjuar rrёfimet e tij, qytetarёt vijnё dhe ia shtojnё vullnetin pёr punё.
Ai ndihet krenar dhe i lumtur kur klientёt janё po ashtu tё kёnaqur me shёrbimet qё ai u ofron.
“Me kёtё zanat unё i kam ndёrtu pesё shtёpia, andaj nuk do ta ndёrroja. Unё jam i kёnaqur kur e punoj punёn mirё, kur edhe klientёt janё tё kёnaqur, sepse duhet tё jesh mjeshtёr dhe tё punosh shumё vite pёr tё arritur sukses. Njerёzit vijnё shpesh tё mё vizitojnё vetёm pёr qejf, iu intereson puna qё e bёj. Tё moshuarve iu pёlqen ky zakon, andaj vijnё shpesh tё mё pёrshёndesin”, tha Berisha.
Lagjja e “Kovaçëve” në Prishtinë ende është e mbushur me shumë zejtarë që vazhdojnë e punojnë me mjeshtri të ndryshme.