SOT

Ruajtja e të dhënave të foshnjës - trendi i ri te nënat

Parku i Dardanisë është vendtakimi i tyre, mirëpo arsyeja nuk ka të bëjë vetëm me shëtitjen.

Argjenta Beqirin e Fatjona Mazrekun i ka bërë bashkë realizimi i fotove për Nianin e vogël,

Sherbela quhet biznesi i Beqirit dhe motrës së saj, i cili lindi nga nevoja vetanake.

Bima e pozitivitetit është treguesi i qëllimit të cilin e përçon biznesi i motrave Beqiri.

Sipas Beqirit, fotot me kartat që tregojnë momentin e shkrepjes së fotos janë shumë të kërkuara.

E përveç kartave, Sherbela ofron edhe të tjera mjete që shërbejnë në koleksionimin e informatave më të veçanta të të vegjëlve.

Nevoja për një krijim të tillë ka qenë e dukshme, sipas Beqirit, sepse mungesa e kartave të tilla në gjuhën shqipe vërehej dukshëm.

Nëna e Nianit, Fatjona Mazreku, rrëfen se kartat e “Sherbeles” e kanë përcjellë që nga pritja e ëmbël e deri sot.

Ajo thotë se do të jetë kënaqësi për të birin e saj, kur të rritet e t’i shohë momentet më të bukura të fëmijërisë.

Kohët e fundit vërehet një trend i tillë te nënat e reja, të cilat po tregohen shumë kreative kur vjen puna te të vegjlit e tyre, e dëshira për të mbajtur kujtime të lezetshme po i motivon të vazhdojnë me të tilla ide.