SOT

Rrugët e kryeqytetit si simbol i pavarësisë së Shqipërisë

Rrugët “28 Nëntori”, “Vlora”, “Isa Boletini”, shtatorja e Ismail Qemalit e shumë objekte të tjera janë simbol i pavarësisë së Shqipërisë në Prishtinë.

Madje qysh në hyrje të kryeqytetit valon edhe flamuri kuqezi.

Historiani Durim Abdullahu thotë se Prishtina ka një arkitekturë që shërben si hartë urbane e simbolikave të historisë kombëtare shqiptare.

Pavarësisht që është përuruar në vitin 2015, pak e dinë vendndodhjen e shtatores së Ismail Qemalit.

Kurse Abdullahu shton se kjo është zgjedhur me vend.

Emra të rrugëve që e karakterizojnë këtë datë të shënuar ka edhe në vende të tjera të Kosovës.

Amir Sogojeva nga Agjencia Kadastrale e Kosovës thotë së shpesh këto të fundit janë afër njëra-tjetrës.

Në territorin e Kosovës ka 23 emra të rrugëve me “28 Nëntor”, 10 me “Flamuri”, 14 “Vlora”, “Ismail Qemali” 17, dhe “Isa Boletini” 23 sosh.