SOT

Rrëfimi motivues i Gani Krasniqit që e humbi këmbën nga kanceri

Çdo mëngjes e nis në ballkonin e shtëpisë, aty ku vështron pamjen e Lubotenit.

Ai është Gani Krasniqi nga fshati Kaçanik i Vjetër, i cili tre vjet më parë u diagnostikua me kancer.

Pas trajtimeve të shumta iu detyrua intervenimit për amputimin e këmbës, por kjo nuk e penalizoi të punojë në shumë profesione.

Për të shkuar te stacioni ku pret autobusin për punë, çdo dite i kishte bërë afro 2 km rrugë në këmbë.

Kujton rastin kur rruga i kishte zgjatur gati 2 orë.

a pauzuar për pak kohë nga puna si zdrukthëtar, porse rikthimin pret ta bëjë shumë shpejt.

Motivin e ka gjetur te familjarët e shoqëria që, siç thotë ai, i janë gjendur pranë në çdo moment.

Afër shtëpisë e ka edhe plantacionin prej 3 hektarësh për të cilin është kujdesur plotësisht ai, derisa edhe shtëpinë e tij e kishte ndërtuar vetë.

Krasniqi thotë se për të jeta ka filluar që pas intervenimit që kishte bërë, porse i ka ndryshuar perceptimi që ka për jetën.