SOT

Rrëfimi i Agimit për lirinë që nuk e trajtoi si e priti

Me emocionet dhe pritjen që iu bë ushtarëve të NATO-s në qershorin e vitit 1999, Agim Berberi është bërë imazh i çlirimit të vendit.

22 vjet më vonë ai rrëfen përjetimet e tij të luftës, duke rreshtuar traumat e marra nga torturat që i janë bërë.

Sipas tij, maltretimet nga forcat serbe kanë qenë nga më të rëndat.

Por as liria nuk ka qenë e tillë se çfarë e kishte menduar e pritur tashmë 61-vjeçari.

Ai tashmë ka gjendje post-traumatike nga ato që përjetoi.

Barnat i ka të domosdoshme thotë Berberi derisa shton se pa to gjendja i keqësohet.

Berberi thotë se sot nuk përfiton asgjë nga shteti për kontributin e tij. Ai jeton me asistencë sociale.

Të bëmat e Berberit janë të vlerësuara e dokumentuara në shumë libra e revista si dëshmi për këmbënguljen e tij në fitimin e lirisë.