SOT

Robot që flet shqip, që detekton minat e gjen rrugët e shkurtra

Disa robotë janë dizajnuar dhe programuar nga studentët kosovarë në drejtimin e mekatronikës në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Lëvizjet e tyre mund të marrin direktiva në dy mënyra, thotë profesori universitar, njëherësh prodekan, Xhevahir Bajrami.

Secili nga robotët ka specifika e funksione të ndryshme.

Ai që ngjan me fizikun e qenit i gjen rrugët e shkurtra.

E një tjetër mund të flasë edhe në gjuhën shqipe, por për përditësimin e të cilit studentëve u duhet ende punë.

Pa ndihmë nga dora e njeriut dhe me profesionalizëm e bën punën roboti, që studentët kosovarë e programuan në saldim.

Në Kosovën që pas luftës problem të madh kishte fushat e mbushura me mina, studentët tashmë kanë në laboratorin e tyre robotin që detekton mjetet shpërthyese nga distanca.

Kosovarët veçse kanë nisur të përdorin robotët dhe e ardhmja do të shtojë prezencën e tyre, thotë Bajrami, i cili shkollimin e kreu në Universitetin e Vjenës.

Jo vetëm nëpër shtëpi, por edhe në industri, sipas tij, e ardhmja është tek inteligjenca artificiale dhe robotika.

Në këtë drejtim ka shumë studentë, të cilët pas diplomimit punësohen nëpër kompanitë më të mëdha brenda dhe jashtë vendit, thotë profesori, sipas të cilit në rrugëtim iu bashkohen për çdo vit student me nota të dalluara.

Përveç punës akademike brenda vendit, studentët kosovarë marrin pjesë edhe nëpër punëtori të ndryshme. Së fundmi 20 studentë kosovarë folën për punën e tyre në një workshop në Bulllgari.

Njëri nga robotët madje mund të saldojë, derisa profesori ndan specifika të tjera të robotëve.

Ndërtimi i tyre është pjesë e programit akademik në fakultet.