SOT

Rikthehet moda – kurora e aksesorë në fustane

Gurët e perlat janë “veglat” e saj të punës.

I ka të ndara e pak orë i duhen t’i bashkojë e t’i kthejë në aksesorë.

Vlora Raçi, pronare e “Roza Raçi Details”, punën në krijimin e aksesorëve e ka filluar qe një vit, e edhe pse është në fillim të punës, vullneti e dëshira po e shtyjnë të vazhdojë.

Ndonëse kërkon punë e përkushtim, Raçi tregon se kërkesat janë të shumta e prandaj ia vlen edhe lodhja.

Sipas Raçit, kurorat, lulet e dizajnet e ndryshme për flokë e fustane janë ato më të kërkuarat.

Ajo rrëfen se meqenëse e punon me vullnet, puna i shkon shpejt e nuk i merr shumë kohë.

Pasionin e ka maksimal, por jo edhe kohën në dispozicion. Kjo pasi ajo është edhe nënë e tre fëmijëve e angazhimi për ta nuk e lejon të ketë të gjithë vëmendjen në punë.

Meqë është punë e dorës, sipas Raçit, duhet të vlerësohet edhe më shumë.

Moda është ajo që sjell ndryshime në të veshur, e kohëve të fundit edhe po rikthehet stili i viteve të kaluara.

Gurë, komplikime në veshje e perlat që shkëlqejnë ishin pjesë të veshjeve më të hershme, kur nuset mbuloheshin me detaje.

Ndër të tjera, pronarja e “Roza Raçi Details” ka edhe një mesazh për të gjitha gratë e nënat që kanë ëndrra për karrierën.

E pandemia, krijueses i shërbeu për mirë. Punoi në karantinë e po korr fitim pas saj.

Biznesi që bart emrin e vajzës së saj, “Roza Raçi Details” mund të frekuentohet në llogaritë e rrjeteve sociale me po të njëjtin emër.