SOT

Riad Konushefci, boksieri i ri premtues

21-vjeçari Riad Konushefci po cilësohet një sportist premtues në boksin profesional nga trajnerët.

Pjesëmarrjet e tij për 6 vjet në ring janë të shumta, derisa në shtator të këtij viti pati meçin e fundit.

Të vendoste dorëzat e një sporti luftarak, siç është boksi, thotë se ishte ëndërr për të.

Atë po e realizon sot me meçe të shumta.

Në hapësirën e klubit ka të vendosura fotografi nga paraqitjet e tij edhe ndërkombëtare.

Te njëra ndalet për shkak të emocionit që ia kujton.

21-vjeçaru bokson në kategorinë deri në 67 kilogramë.

Për të qenë triumfues, janë rregullat strikte që i ka detyrim sporti i boksit e të cilave duhet t’u përmbahet.

Boksier inteligjent e me teknika të veçanta Riadin e përshkruan trajnerja Marigona Beadini.

Ajo është tejet e lumtur për interesimin e të rinjve ndaj këtij sporti luftarak i cili, sipas saj, e ndërton karakterin e një sportisti.

Të rinj e të reja, pjesë të klubit “Dardanët”, synojnë meçet ndërkombëtare e shndërrimin në emra të njohur botërorë.