Të martën në rrjetin social “Facebook” kanë qarkulluar fotografitë e një gruaje me probleme të shëndetit mendor në Gjilan, e cila dyshohet se është dhunuar fizikisht e po ashtu është përdorur seksualisht nga një person në Lipjan. Policia ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit për veprën penale "dhunë në familje". Për këtë rast të premten do të protestohet në Gjilan.
Për të folur për këtë rast dhe rastet si ai i Gjilanit, në Emisionin SOT në Kohavision ishte i ftuar Bind Skeja nga Qendra për informim dhe Përmirësim Social QIPS