SOT

"Qoshja e Enes" sjell qafore nga argjila

Irenë Borinca është 20 vjeç, por që në vegjëli është përcaktuar në art. Nëpërmjet artit ajo eksploron ndjenjat dhe i shfaq gjërat që pëlqejnë, por edhe ato që e shqetësojnë. Dashuria ndaj pikturës lidhet me mënyrën se si është rritur Borinca.

Kjo e fundit sillej rreth babait të saj, piktorit nga Peja, Shefqet Bornica përgjatë punës së tij shumëvjeçare. Ajo tregon se merrte ngjyrat dhe një fletë e me vendosmëri synonte mjeshtërinë e babait. Por tash, edhe figurinat prej argjile janë një tjetër kapitull. Ato nisi t’i realizonte në kohë karantine.

“Qoshja e Enes”, është emri i serisë së qaforeve prej argjile që po i realizon Irene.