SOT

Pulat e Petritit nga abetarja në biznes suksesi

“Pulat e Petritit” kanë qenë pjesë të abetares për shumë kohë.

“Petrit ka plot pula”, është pjesë nga abetarja, por që përkon edhe me një vend të vogël në kryeqytet.

Një nga bizneset e shitjes së pulave në Prishtinë ka marrë pikërisht këtë emër.

Durim Ajupi, pronar i këtij biznesi tregon se ideja për emrin ka ardhur nga poezia të cilën si fëmijë e kishte mësuar.

Nuk është vetëm emri ai që e karakterizon këtë lokal. Kualiteti dhe pastërtia thotë ai se e bënë diferencën.

Kjo veturë e tipit të vjetër momentalisht nuk është në funksion mirëpo Ajupi rrëfen se do të jetë automjeti më të cilin do të bëhet shpërndarja e pulave meqenëse biznesi e ka edhe shërbimin me porosi. Vetura përveç që është e vjetër tashmë ka marrë edhe pamje atraktive.

“Pulat e Petritit” ka filluar punën para nëntë muajsh, në kohë pandemie. E sipas Ajupit, vullneti për punë i ka shtyrë të rrezikojnë në hapjen e biznesit.

Si një biznesman i ri, Ajupi u sugjeron bashkëmoshatarëve të tij të guxojnë në hapjen e bizneseve, sepse suksesit nuk i dihet.

“Pulat e Petritit” momentalisht ka vetëm një pikë në kryeqytet, mirëpo nëse puna vazhdon siç është, Ajupi premton shumë shpejt në hapjen e pikave të tjera.