SOT

Psikologu me aftësi të kufizuara nis punën në shkollë

Ka pak kohë prejse i është bashkuar stafit të shkollës “Nexhmi Mustafa” në Besi të Prishtinës.

Problemet me shikimin nuk e ndalin Betim Bregovinën që të ushtrojë profesionin e psikologut, për të cilin edhe i ka kryer studimet.

Në zyrën e tij ai i pranon nxënësit e kësaj shkolle për t’u shprehur lirshëm për problematikat e moshave.

Që në fëmijëri thekson se i ishin shfaqur problemet në të parë.

Por, Betimi nuk u ndal se qeni aktiv edhe në të shkruar, me ç’rast ka botuar edhe libra.

Pa hezitim nxënësit po i drejtoheshin psikologut që tashmë e kanë çdo ditë në shkollën e tyre.

Betim Bregovina shprehet se është i kënaqur me stafin shkollor, ku thotë se ka gjetur mbështetje, derisa me një porosi u drejtohet edhe personave të tjerë me nevoja të veçanta.