SOT

Poezitë e shkrimtarit nga Mazgiti në gazetat norvegjeze

Në një shtëpi të vjetër i kalon çdo ditë të tij.

Veten e ndien më së miri i rrethuar nga librat që i ka shkruar vetë e duke jetësuar krijime të reja.

Pos krijimeve në vendlindje, poezi të shkrimtarit Fadil Curri u botuan edhe në gazetat prestigjioze norvegjeze, ku u shpërngul viteve të luftës.

Si refugjatë nga Kosova, Curri thotë se e paramendonte të vështirë jetesën në Norvegji.

Por iu desh vetëm 1 vit për të nisur shkrimet e para në norvegjisht.

“Shtypi ditor ishte tejet i vlefshëm në këtë shtet skandinav” shprehet shkrimtari Curri.

Kujton se një gazetë ditore në Norvegji shitej rreth 3 euro.

Ndërkaq në Kosovë do ta donte rikthimin e gazetave të njohura ditore.

Mbështetje pati nga kolegët norvegjezë që punonin për gazetat atje.

Shihen si të ftohtë në raport, por komunikimi në gjuhën e tyre, Curri thotë se ia ka lehtësuar jetesën në atë vend.