Muzika është ajo që e karakterizon dyqanin e Dren Tiganit. “Aftësia” e pajisjeve të të kthejnë shumë vite pas, është mjaftueshëm e fuqishme. Pikërisht në kohën kur albumet dëgjoheshin në gramafon e kasetofon.
Familja Tigani vendosi të “udhëtojë në kohë” pas shumë vjet përvojë me shitje të audio pajisjeve.
Dreni rrëfen që babai Bujari kishte një koleksion të gjerë të tyre. E me interesimin e madh të njerëzve menduan t’i vënë në shitje.
Pllakat e gramafonit të renditura njëra pas tjetrës përfshijnë historinë e muzikës nga vitet e 60-a e deri të albumet më të fundit.
Albumi i Eric Claptonit është ai më i vjetri.
Bashkudhëtarë kanë gramafona po aq në moshë.
Dreni rrëfen edhe se si mund të dëgjojmë muzikë më një pllake e gramafon dhe cilat janë mjetet për mirëmbajtje.
Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, interesimi për blerjen e audio pajisjeve të prodhuara vite më parë është shumë i madh. Kryesisht të pasionuarit janë të rinjtë.
E gjinia femërore është ato që blejnë më shumë.
Albumi i Daft Punkut është më i shituri. Kurse Dreni tregon që kërkesa për albumin në gjuhën shqipe është e madhe.
Dreni thotë se kanë bashkëpunim edhe me vendet fqinjë, madje të shumta janë bizneset që furnizohen në këtë pikë.