Pitalkat janë pjesë kryesore e tryezës së shumë familjeve në muajin e Ramazanit.
Shefki Berisha është vetëm njëri prej shumë furrtarëve në Kosovë që pjekjen e kësaj buke të veçantë e ka traditë familjare.
Arsyet e konsumit të madh në këtë kohë ai i lidh edhe me mënyrën se si gatuhen ato.
Mielli e uji janë përbërësit kryesorë dhe tërë gatimi është një proces i shpejtë, thotë furrtari. Shton se kujdes duhet pasur gjithmonë.
Ora policore bëri që shitja të mos lejohej edhe për syfyr në ditët e para.
Çmimi i pitalkave në kryeqytet sillet rreth 20 centë për copë.