SOT

Pisha Arizona, bima më e preferuar për kopshtet shtëpiake

“Shtëpia është për banim e kopshti për relaksim”. Kështu e përshkruan pronari i shtëpisë, Xhevat Shatrolli, dëshirën për të mirëmbajtur hapësirën e jashtme të shtëpisë së tij.

Shatrolli është mërgimtar, megjithatë ai tregon për investimet e shpeshta që i bën në kopshtin e tij në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë.

Pishat janë më të preferuarit e mërgimtarit. Ai rrëfen për dëshirën ndaj luleve e pishave si nga ai, edhe nga bashkëshortja e tij.

Pjesë të kopshtit të tij në Zvicër i ka edhe pemët e perimet, të cilat i ka të mbjella për t’i kultivuar të freskëta.

Luan Sahiti është pronari i kompanisë përgjegjëse që po merret me përkujdesjen ndaj oborrit të Shatrollit.

Sahiti flet për procedurat dhe sistemin në bazë të të cilave po e dekorojnë e mirëmbajnë këtë kopsht dhe të tjerët.

Sipas Sahitit, kohët e fundit njerëzit po i kushtojnë shumë rëndësi dukjes së shtëpisë e aq më shumë të kopshtit.

Ai thotë se trendi i këtij viti përfshin sa më shumë gjelbërim, dekorim e bimë të krasitura në forma të ndryshme zbukuruese.

Kur përkujdeset për kopshtet e të tjerëve, nuk kishte se si të mos e bënte për vete.

Në oborrin e tij, kopshtari numëron disa lloje të bimëve që nuk duhet të mungojnë në asnjë shtëpi e ndër to edhe pisha Arizona.

Riciklimi i barit është puna që bëhet tash gjatë pranverës, për të vazhduar më pas me plehrat e vitaminat si përgatitje për verën.

Sahiti thotë se i duhet kohë dhe kontroll e vazhdueshme për t’i arritur rezultatet e dëshiruara.

Ai ua rekomandon të gjithëve që të kujdesen më shumë për natyrën dhe ambientet rreth vetes, sepse nisur nga komentet e klientëve, kopshti ka ndikuar shumë në disponimin, por edhe shëndetin e tyre.