SOT

Pikturat me thënie të nxënësve nga shkolla “Elena Gjika”

Këto piktura me thënie motivuese janë punuar nga nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika”.

Talenti i tyre në art ka zbukuruar shkollën.

Aana Camaj është nxënëse e kësaj shkolle, e cila diturinë e pasionin për art e ka shprehur në muret e shkollës

Bardha Bokshi gjithashtu është e dalluar në vizatim. Ajo pikturën e mendon vetëm si hobi.

Rina Bexheti thotë se ka marrë pjesë edhe në gara të ndryshme të artit

Arjeta Jakupi është arsimtare e artit dhe thotë se nga kjo shkollë kanë dalë shumë talente të pikturës.

Mësimdhënësja përmend disa nga punimet që veçon, ku në listë prijnë thëniet motivuese.

Piktura ka një kosto, andaj prindërit janë mbështetësit, thotë arsimtarja e artit.

Në shkollën “Elena Gjika” shpesh mbahen ekspozita të ndryshme që kanë të bëjnë me pikturën.

Nxënësit e kësaj shkolle janë duke e përgatitur një mural në formë të librave.