Talenti për pikturë i ishte shfaqur që në vegjëli Leunora Musliut nga Vitia. Këtë e kishin vërejtur fillimisht arsimtarët e saj gjatë shkollës fillore, të cilët e mbështetnin vazhdimisht. Tani është vetëm 20 vjeç, por pikturat e saj po i mahnitin tashmë edhe shumë qytetarë në vend.
Musliu ka treguar se si nisi vizatimet e pikturat.
Gjyshja në mendime, autoportreti, imazhi i një personi të moshuar që përmbledh ndjenjat dhe përjetimet e tij janë vetëm disa nga shumë pikturat të cilat i ka realizuar deri tash ajo.
Piktura, sipas saj, kërkon shumë mund dhe përkushtim në mënyrë që gjithçka në fund të del e perfeksionuar.
E për t’u realizuar një pikturë sa më mirë duhet që materiali ngjyrat dhe të tjerat të jenë kualitative.
Së fundmi ka filluar që pikturat e saj t’i postojë në rrjete sociale, në Facebook dhe Instagram.
Çmimet e pikturave, sipas saj, dallojnë nga madhësia dhe dëshira e klientit se çfarë dëshiron të paraqesë. Thotë se në portrete mundohet që sa më shumë t’iu mësojë vizat e fytyrës personave të destinuar që gjithçka të duket reale.
Ajo po ndjek studimet e vitit të dytë në Fakultetin e Artit në Prishtinë. Por shpreson që studimet master t’i vazhdojë jashtë shtetit pas disa viteve dhe të mësojë teknika të reja vazhdimisht.