SOT

Piktori nga Stantërgu që përdor gurët e çmuar në punime

Stantërgu është vendlindja e frymëzimi i tij.

Madje gurët e çmuar Skënder Idrizi i përdor në pikturat e tij.

Kështu 70-vjeçari veçohet për këtë lloj pikturash.

Atelieja e tij në qendër të Mitrovicës është e mbushur me piktura të ndryshme.

Stili abstrakt dominon në shumicën e punimeve të piktorit.

në Fakultetin e Arteve, në drejtimin e Grafikës, por, për 50 vjet u fokusua vetëm në pikturë.

Deri në pensionim ishte edhe profesor i artit në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë dhe në disa shkolla të tjera.

Ai thotë se pas pensionimit kohën më të madhe e kalon duke pikturuar. Punimet e tij i shet duke iu përshtatet blerësve, e disa prej tyre edhe i ka falur.

Arti është profesion që kërkon përkushtim me mundësi përfitimi ekonomik.

Idrizi ka mbajtur rreth 6 ekspozita personale dhe shumë më shumë kolektive, si dhe është fitues i disa çmimeve.

Piktori i pensionuar mban edhe kurse falas për talentet e reja.