SOT

Pikado, sporti që po i rritet interesimi

Pikado është njëri prej sporteve që është luajtur shumë në vend që prej pasluftës.

Ky sport, që tashmë ka edhe federatën e vet të pranuar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik të Kosovës, numëron mbi 10 ekipe garuese.

E një nga këto ekipe është edhe “Darts Club Prishtina” në krye me Visar Prelvukajn, i cili thotë se me pikado është marrë që herët.

Derisa ideja rreth krijimit të klubit ka nisur nga pasioni që ka ai për të gjuajtur me saktësi.

Ndonëse edhe më tutje nuk kanë një ligë ku mund të garojnë rregullisht. Prelvukaj tregon se ka mjaft shumë evenimente që organizohen për të flaktit e këtij sporti, ku nuk mungojnë as sukseset.

Interesimi për pikado, Prelvukaj thotë se, është rritur dukshëm gjatë 2020-s nga të dyja gjinitë, ndërsa shton se si sport po lufton edhe përshtypjet negative të shoqërisë.

Mosha e duhur për të nisur praktikimin e këtij sporti është ajo 16-vjeçare, derisa Prelvukaj tregon edhe për hapat që duhet të kalojnë lojtarët para rekrutimit të tyre në klube.

Florent Emini është një tjetër lojtar nga ky klub, të cilit pikado i ka ofruar momente tejet interesante.

Rivaliteti mes lojtarëve dhe miqësia që krijohet në gara të ndryshme, ai thotë se, është vetëm një prej gjërave që këtë sport e bëjnë të veçantë.

Boshti, majat, fluturat, unazat e hapësja e vrimave për flutura janë vetëm disa prej aksesorëve që një lojtar profesionist duhet t’i ketë.

Por, para posedimit të tyre Emini tregon për qëndrimin dhe pozitën e trupit që një lojtar duhet ta ketë përballë tabelës.

Në fund të muajit prill do të mbahet njëri prej organizimeve më të mëdha në këtë sport, në bashkëpunim edhe me Federatën, ku interesimi për pjesëmarrje pritet të jetë mjaft i madh.