SOT

Pianistja nga Gjilani, e para në garën botërore të pianos

Rangut të diplomave e certifikatave të pianos ju shtua edhe një.

E kjo e fundit erdhi nga Sllovakia, atje ku Erona Shkodra zuri vendin e parë me piano.

Kjo ishte edhe videoja me të cilën 15-vjeçarja konkurroi online.

Ani pse pandemia nuk ia mundësoi përjetimin e emocioneve në skenë, ajo përshkruan ndjenjat që përjetoi kur videoja e saj u dëgjua mes shumë shtetesh.

Një pjesë e Mozartit ishte ajo më të cilën Erona konkurroi.

E orët e gjata të praktikimit ajo thotë se në fund u shpërblyen.

Suksesin sot ajo e gëzon pas përkushtimit të madh që e ka për pianon qysh nga klasa e dytë.

Ajo përmend mësuesit e shkollës së muzikës si faktorë të rëndësishëm në arritjet e saj.

Ndonëse jo në mënyrë direkte, edhe pianistët e famshëm i kanë ndihmuar Eronës për motivim.

Ajo vijon mësimin në dy shkolla, në fillore dhe atë të muzikës.

E angazhuar edhe në aktivitete, festivale e kurse, Erona konsideron se për të është mjaft e lodhshme, por pasioni që ka për instrumentin ia zbeh lodhjen.

Krahas çmimit të marrë në Sllovaki, ajo ka dalë e suksesshme edhe në gara të tjera.

15-vjeçarja i mban në dhomë si kujtime të arritjeve të saj e edhe si frymëzim për të mos u ndalur.

Lajmin se doli e para e pritën mirë edhe familjarët e shoqëria e pianistes, të cilët qysh në fillim ishin përkrahësit e saj më të mëdhenj.

Artistja e re shpreson dhe inkurajon të rinjtë të vazhdojnë pasionet e tyre me art.

Erona thotë se do të ishte më mirë që institucionet t’i përkrahin artistët që të përfaqësojnë vendin kudo në botë.