SOT

Peshkatari 82-vjeçar që kap shumë lloje peshqish

Lumi i Mirushës e natyra që e rrethon janë vendi ideal për të peshkuar 82-vjeçari Idriz Dushi.

Dushi ka dekada që argëtohet e ralaksohet përmes peshkimit.

“Këtë peshk që e kapa është mlysh, të cilin ne nuk mundemi me e përdorë e madje konsiderohet i dëmshëm për lumin, kështu që unë nuk e lëshoj tash në lum, por e marr për t’i ushqyer macet”, tha ai.

Ai ka një mënyrë që e përdor më shpesh për të zënë peshk.

“Zakonisht peshqit i kap me xixëllonjë, kështu që këtu jam duke shikuar për to e shpresojmë të jetë kjo ditë në favorin tonë”, shtoi ai.

Nga përvoja e tij shumëvjeçare për peshkimin, mund të mësojë kushdo.

Për vite të tëra 82-vjeçari nga Klina ka peshkuar thuajse nëpër të gjithë lumenjtë e Kosovës.