SOT

Personat me sindromën Down shesin çantat e punuara nga ta

Krahas aktiviteteve të tjera, Shpëtim Hasani, anëtar i shoqatës “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë e gjen kohën për të marrë shërbimet në këtë vend. Madje edhe për t’u aftësuar në punë të ndryshme si kjo tani - dizajnimi i çantave të ripërdorshme.

Paraprakisht është trajnuar si ta hekurosë çantën e ta vendos logon në të.

Makinën e përdor me shumë kujdes.

Shpëtimi përveç çantave është shumë i shkathët në krijimin e kartolinave, të cilat shiten në periudhën e fundvitit.

Ai shton se avokon për të drejtat e këtij komuniteti në secilin qytet të Kosovës.

Projekti i çantave, sipas Xhenis Beqirit, ka filluar 3 muaj më parë, me qëllim për t’ia vërtetuar shoqërisë potencialin e personave me sindromën Down dhe gjithashtu ngritjen e vetëdijes në lidhje me përdorimin e tyre.

“Cantat e ripërdorshme X21” s’është projekt i mbështetur nga Drejtoria e Kulturës së Mitrovicës.

Çantat janë unike. Ato ndryshojnë në bazë të logos, dizajnit e ngjyrave që kanë. Të interesuarit mund të zgjedhin mes tyre, por edhe të bëjnë porosi.

Një kontribut të veçantë në shitjen e tyre kanë nënat e personave me sindromën Down.

Ato vullnetarisht i marrin çantat dhe i qëndisin figurat në shtëpi.

Fondet e mbledhura nga shitja e çantave X21 shkojnë për ofrimin e shërbimit në këtë qendër.