Në Makresh të Novobërdës e kemi parë nga afër përgatitjen e rakisë së kumbullës.
Kjo raki e cila përgatitet në “Lura Agroturizëm”, nuk është për shitje por shërbehet vetëm për klientët e këtij vendi.
Rakia pas përgatitjes dërgohet në bodrumin e errët, aty ku mund të bëhet edhe degustimi duke u shoqëruar me ushqime tradicionale si: turshi, ajvar e djathë.