Sporti, që zhvillojnë është ekstrem, andaj edhe duhet të sigurohen me pajisjet e nevojshme.
Mirlinda Murseli e Erison Kamberi janë partnerë në dashuri, por edhe e ndajnë të njëjtin pasion.
Vozitja e motokrosit i bënë bashkë ata gjatë ditëve të lira, për të shijuar adrenalinën që ofron.
Mirlinda këtë sport e ka mësuar nga babai i saj, i cili bashkë me familjarët e tjerë janë përkrahësit më të mëdhenj.
21-vjeçarja rrëfen disa nga momentet e saj më të vështira e që i mban mend si sfida të kaluara.
Që nga mosha 9-vjeçare e deri sot, motokrosi ka qenë shoqëruesi i saj i pandashëm.
Ajo thotë se ende njerëzit e ndalin në rrugë dhe e komplimentojnë.
Udhëtimet e saj janë bërë më të lehta e më argëtuese kur është bashkuar edhe Erisoni.
Mirlinda thotë se ai e ka pritur shumë mirë faktin se ndonëse është vajzë, e praktikon një sport ekstrem.
Fillimet për Erisonin ishin të lehta, por me sakrificë. Kjo sepse, sipas tij, një sport me kaq rrezikshmëri nuk u pëlqente familjarëve të tij.
Ai tregon se motokrosi nuk ishte ajo që e bëri bashkë me Mirlindën. Megjithatë, sot 22-vjeçari e konsideron një përparësi këtë fakt.
Çifti vozitjet bashkë i përshkojnë në terrene më të lehta, mirëpo planet për të ardhmen asociojnë në terrene malore e më sfiduese.
Erisoni e Mirlinda ua rekomandojnë edhe çifteve të tjera të eksplorojnë e të gjejnë një pasion të njëjtë për të shijuar eksperienca të paharruara.
Për Mirlindën e Erisonin, momentalisht motokrosi do të mbesë si hobi, e si pjesa më e mirë e ditës bashkë, për t’u relaksuar e për t’u larguar nga jeta dinamike e stresuese.