SOT

Parku “Te Çami”, vendi ku dyzohen tri rryma ajri

Pak minuta larg qytetit të Kaçanikut ndodhet një nga hapësirat më të vizituara nga vendës e bjeshkatarë.

Ngjitja e lehtë nëpër rrugën malore të bën ta shijosh natyrën e veçantë të vendit që njihet si: parku “Te Çami”.

Valon Raka ka rrëfyer se si ai bashkë me anëtarë të tjerë të organizatës “Gjethi” i dhanë jehonë këtij parku në Kaçanik, duke krijuar vende në natyrë.

Hapësirat e krijuara në parkun “Te Çami”, sipas organizatës “Gjethi”, i shkojnë përshtati natyrës.

Reka bën thirrje për ta ruajtur këtë pjesë periferike e të tjerat vende gjelbëruese.

Rrugën malore që duhet ta përshkosh për ngjitjen e kësaj pjese, kjo organizatë synon ta bëjë të mundur për vetura për personat me probleme shëndetësore.