Temat në fushën e psikologjisë vijnë në librin më të ri të Fitim Ukës. Për detaje ju lëmë të shihni nga storia e përgatitur nga Dona.
Mesazhet motivuese kanë për qëllim që të reflektojnë te shoqëria për të luftuar paragjykimet dhe bullizimin si dukuri të shprehura shumë në Kosovë.
“N’kohë për veten”, është një udhërrëfyes për ta gjetur paqen, kështu e përshkroi atë autori i librit, Fitim Uka.
Libri që autorit i mori kohë në finalizim 5 vjet u promovua të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
“N’kohë për veten” do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë, thotë Uka pa dallim moshe e gjendje sociale e shpirtërore.
Video të tjera u shfaqën në ekran me përmbajtje motivuese për të gjithë.
Punën e autorit e çmojnë dy recensentët e librit Arian Musliu dhe Arlinda Gashi.
Uka është psikolog, psikoterapeut, hulumtues dhe ligjërues i psikologjisë, “N’kohë për veten”, është libri i tij i tretë i botuar.