e specave po bëhet e thasët po mbushen.
Pesë hektarët e familjes Hyseni në Siboc të Podujevës janë të mbjella me disa lloje të specave.
Sipas Hysenit, temperaturat e larta kanë ndikuar në prurjen e rendimenteve.
Ndonëse me fitim janë të kënaqur, fermeri thotë se vjelja vazhdon ende, andaj rezultati përfundimtar nuk dihet ende.
Janë disa lloje të specave në arat e tij, e fermeri tregon për më të kërkuarit.
E meqë rendimentet janë të larta, edhe kërkesat janë të shumta.
62-vjeçari rrëfen se procesi i vjeljes merr më shumë kohë, mirëpo ai ka edhe një ankesë për mungesën e fuqisë punëtore.
Subvencionet nuk i janë dhënë sipas fermerit, e as nuk pret, sepse mes rreshtave tregon për zhgënjimin që ka ndaj prijësve.
E fermeri ka edhe një koment kur pyetet për pjellshmërinë e tokës që ka.
Vjelja e specave ndonëse ka filluar pak javë më herët, si proces pritet të vazhdojë deri kur temperaturat të bien e të mos ketë më prodhimtari të tyre.