Ditën e nis duke vrapuar në malet e bukura të Rugovës.
Kjo është Gresa Bakraqi nga Peja, e cila ka thyer çdo pritshmëri sa i përket sportit të atletikës.
Gryka e Rugovës është vendi që 27-vjeçarja ka zgjedhur për vrap në përditshmërinë e saj.
Brenda një harku kohor trembëdhjetëvjeçar mori qindra medalje, prej tyre disa në gara ndërkombëtare.
Atletikën e nisi në Kosovë, por synimet e saja janë për medaljen e artë në Botëror.
Suksesi i gjithçkaje arrihet vetëm me punë, thotë ajo, derisa motivon të rinjtë që të përkushtohen për atë që duan.
Këtij sporti ajo ia kushton një pjesë të madhe të kohës. Rëndësi përveç përgatitjeve fizike, thotë se, kanë edhe gjumi e ushqimi.
Nga 784 pjesëmarrës, Gresa ka triumfuar në gjysmëmaratonën “Prishtina 2022”, që është mbajtur këtë vit. Ajo shtegun prej 21 kilometrave e përfundoi për 1 orë e 17 minuta.