Rrëzë “Kodrës së Miftarit”, mes 35 shtëpive të banuara në Dumnicë të poshtme, ndodhet edhe familja Miftari. Kjo familje tash e një kohë dashurinë për shpezët e kafshët e shpreh duke u kujdesur për to në një hapësirë të mirë mbajtur. Kjo familje mban lloje të ndryshme të kafshëve, prej lepujve deri tek delet.
“Është një dashuri që e ndjej brenda vetës për t’i mbajtur këto pula, shota, lepuj, pëllumba, fëllënza, dhi e dele. Unë zgjohem herët edhe dy orë merrem vetëm me to. Është një argëtim, jo punë, ndjej kënaqësi kur jam me to edhe kohët e fundit kam dëshirë ta rris numrin e tyre, të shtoj edhe ne mjellma”.
Mënyra se si filloi çdo gjë ka një histori shumë të veçantë.
“Kam filluar me lopë, i kam pas katër që më kanë nxjerrë mjaftueshëm idare, pastaj me parët e qumështit, kam fillu me mbjell tokën me krunet që u’a kom qit lopëve, pastaj miellin e kam fal për personat me aftësi të kufizuara, kush ka pas nevojë. Tani dal ngadalë e kom rrit numrin deri në 10 copë lopë. Kam ble traktor, i kom bo krejt. Kurrë nuk ndjej nervozë, veç relaksohna”.
Edhe pse numri i kafshëve në oborrin e Miftarit arrin deri në 200 copë, ai u bënë thirrje gjahtarëve që t’i sjellin çfarëdo kafshe që gjejnë.
“I kom thanë gjahtarëve, çka të gjejnë dhelpra, kaprolle le t’i bien te unë vete i rriti i mbajë, i ushqej”.
Për fund, Miftari ka një porosi për të gjithë ata që jetojnë në fshat.
“Kur njeri jeton në katun duhet me jetu si katunar edhe m’i mbajtë të gjitha këto kafshë si unë”