Në rastet më të shpeshta e shfrytëzon natyrën për t’u frymëzuar për profesionin e tij.
Ky është Driton Kastrati.
Natyrës apo vendeve ku ndodhet u bënë fotografi, të cilat i shkrin pastaj në fletën e bardhë për pikturim.
Por në të shumtën e rasteve përmes ngjyrave Kastrati i trajton ngjarjet e përditshme.
Virusi me të cilin bota ballafaqohet tash e dy vjet ishte në syrin e piktorit nga Drenasi.
Për shumë profile ishte dëm i madh situata me pandeminë, derisa e kundërta ndodhi me artistët e fushës së pikturës, shprehet Kastrati.
Pos profesionit si piktor, Driton Kastrati është edhe mësimdhënës.
Thotë se nuk do të ishte e lehtë ekzistenca po të varej vetëm nga pikturat, puna primare që ka.
Gjendja emocionale, sipas Kastratit, shpesh është ndikuesi kryesor për të nxjerrë në flet anën më të mirë të punës si piktor.