Është kompania e parë e licencuar për zhvillimin e aktivitetit të ofrimit të Lizingut Financiar në Kosovë.
“Raiffeisen Leasing Kosovo” tashmë ka mbushur 13 vjet që operon në ofrimin e produkteve të lizingut për klientët në të gjithë territorin e Kosovës, shembull si vetura të reja e të përdorura, banesa, shtëpi, lokale afariste, pajisje mjekësore, pajisje të ndërtimit dhe shumë produkte të tjera.
Një ndër ndihmat financiare të shumta që ofron kjo kompani është edhe ajo për vetura për secilin qytetar. Klientët mund të zgjedhin vetë a duan financim për veture të re apo të përdorur.
E interesimi për të blerë vetura përmes shërbimit që ofron kjo kompani është shumë e madhe pikërisht për shkak të përparësive që i kanë klientët.
Pjesëmarrja e financimit në aplikimin e klientëve ndryshon në varësi prej llojit të veturës që kërkohet nga klienti
E secili prej klientëve ka ndihmën e një zyrtari të “Raiffeisen Leasing” deri në përfundimin e kërkesës së tyre.
Përpos individëve dhe mikrobizneseve, nga “Raiffeisen Leasing” mund të përfitojnë të njëjtën mundësi edhe bizneset e mesme dhe klientët e korporatave.
Përqindja, po ashtu edhe kohëzgjatja e leasingut ndryshon në varësi edhe të kontratës.
“Raiffeisen Leasing” tashmë si partner numëron shumë biznese të mëdha me të cilat bashkëpunojnë për ofrimin e këtyre mundësive për klientët e tyre.
Zyra Qendrore e Raiffeisen Leasing gjendet në Prishtinë, ndërsa të pranishëm me degë ata janë edhe Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pejë ku në të gjitha këto filiale ofrohen po ashtu produktet si vetura e të reja të përdorura, banesa, shtëpi, lokale afariste, pajisje mjekësore, pajisje të ndërtimit dhe shumë produkte të tjera.
Veprimtaria e operimit të lizingut financiar është e rregulluar me Ligjin për Lizing e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.