SOT

Mjeshtri nga Medvegja që punon çiftelitë me drita

Një shtëpi të vjetër e ka kthyer në punëtori e prej saj del me çiftelinë më të veçantë që e ka punuar.

Ky është mjeshtri Sokol Musliu nga Medvegja, mjeshtër i çiftelisë e sharkisë prej dy dekadash.

“Doja t’i dhuroja diçka të veçantë çiftelisë”, thotë mjeshtri për instrumentin më të dashur për të.

Me ta punuar çiftelinë e parë me drita kërkesat i kishte pasur pa reshtur.

Mërgimtarët e dashamirët e muzikës folklorike pa hezitim i marrin prej tij.

Çiftelinë e ka me vete kudo.

Në vendin e tij të lindjes, në Medvegjë, luan shpesh në të por, siç shprehet, asnjëherë me qëllim për të nxitur provokime në atë anë.

Luajtja në çifteli a në ndonjë instrument tjerët muzikor, për Musliun ka rol edhe në distancimin e të rinjve nga teknologjia.

Flet edhe për vlerën e rëndësinë e këtyre instrumenteve për ta ruajtur traditën e vendit.