SOT

Mjeshtri i krasitjes

Tash e 10 vjet e ka gjetur pasionin e tij.

Pjesë e rëndësishme e rutinës së Selman Zogajt janë: mbjellja e luleve, prerja e barit, pastrimi e krasitja e drunjve.

Në formë të drejtë, rrethi e spiraleje transformohen pemët nga dora e Selmanit, raporton KOHA.

Qytetari nga Istogu thotë se ndër vite puna e tij është perfeksionuar. Atë që ai e praktikon, që nga viti 2010, së pari e ka provuar në oborrin e tij.

Selmani tashmë ka hapur edhe një biznes, e që të gjitha këto i ofron për ata që duan një kopsht përrallor.

Sipas tij, çelësi i çdo pune të suksesshme është interesimi.

Kosa, sharra, trimeri, dorëzat e spërkatësi dezinfektues janë disa nga mjetet esenciale të kësaj pune. E ato që nuk largohen asnjëherë nga xhepi i Selmanit janë gërshërët.

Klientët të cilët Selmani veçse i ka të rregullt, thotë se, ia besojnë punën pa hezitim. Shumica e tyre kanë bërë marrëveshje mujore e vjetore me “Garden Decor-Soni”.

Për të qenë një hapësirë e gjelbër sikur kjo duhet kujdes i veçantë.

E njëkohësisht, ai thotë se, duhet vepruar sipas disa udhëzimeve.

Përveç mirëmbajtjes, për një kopsht me detaje të veçanta kryesore janë bimët.

E kjo nuk është puna e vetme e Zogajt. Në të njëjtën kohë Selmani ushtron edhe detyrën e oficerit në Burgun e Dubravës.

E si ia ka dalë t’i kombinojë këto të dyja, e tregon edhe vetë ai.

Çmimi i dekorimit të një kopshti, sipas Selmanit, varet nga hapësira në të cilën punohet.