Ka zgjedhur fotografitë profesionale si formë për ta ekspozuar koleksionin e saj të dytë.
Kjo është Miranda Pacolli-Dibra, disenjatore e veshjeve të veçanta për vajza.
Koleksionin më të ri e ka përshtatur me festat e fundvitit, të cilin ia prezantonin bukur dy modelet që kishte zgjedhur.
Miranda studimet i kishte përfunduar në një drejtim krejt tjetër, por dëshira për dizajnin thotë ta ketë shtyrë drejt tij.
“Koleksionin e dytë e kam bërë më shumë për festa. Kam dëshirë që vajzat të kenë një pamje të këndshme për cilëndo ngjarje festive, qoftë për ditëlindje apo festa tjera”, shprehet Miranda.
Dizajnerja thotë se ideja për të krijuar veshje vajzash ishte e kamotshme, por që prirjen e saj deshi ta kurorëzonte me diçka më madhore.
“Fillimisht, kisha dëshirë që t’i krijoj vajzës sime fustane, por duke qenë se jam goxha kërkueses, atëherë mendova të bëjë diçka më shumë në këtë drejtim. Si biznes e fillova gjatë pandemisë edhe pse pritjet nuk i kam pas të mëdha, por arritjet ishin të dukshme”, thotë dizajnerja.
Udhëtimet e shumta, siç shprehet disenjatorja, e kishin ndihmuar të siguronte një pjesë të mirë materialesh me të cilat punon.
i marrë kryesisht në udhëtimet që i bëjë jashtë. Fatmirësisht nga udhëtimet e më hershme kam ende të tilla të pashfrytëzueshme, pasi që në Kosovë është më vështirë për t’i siguruar materialet që nevojiten për një koleksion të bukur”, shprehet ajo.
Fotosesionet për veshjet e vajzave Miranda tashmë i realizon me fotografin Gazmend Restelica.
“Tash veç jemi duke punuar për setin e dytë të koleksionit. Të parin e kemi realizuar në natyrë pasi që ishin fustane më verore, derisa ky koleksion përmban më tepër detaje për shkak të fundvitit, ashtu siç i ka dizenjuar Miranda", thekson fotografi.
Madhështinë e fustaneve me dizajne unike ia shtonin modelet 6-vjeçare, të cilat i kanë zgjedhur fustanet e parapëlqyera të koleksionit.
Që të dyja përcjellin edhe urimet e tyre për vitin 2021.