SOT

Mijëra kilogramë kumbulla nga fermeri llapjan

Gjashtë hektarët e tokës së familjes Salihu në Podujevë janë të mbushur me kumbulla.

Tashmë jemi në sezonin e vjeljes e pronari Ilir Salihu rrëfen se ky vit ishte më i vështiri për ta, e shkak ishin të reshurat.

Sipas fermerit, këto të reshura kanë ndikuar edhe në pakësimin e fitimit në krahasim me vitet e tjera.

Ai e përshkruan procesin e vjeljes që kërkon kohë e mund.

Kur jemi te puna, normalisht që me kaq hapësirë duhet edhe një dorë ndihmëse.

E për këtë, fermeri ka ankesa për mungesë të fuqisë punëtore.

Mungesa e punëtorëve, fermerit nga Llapi i ka shkaktuar problem edhe me kultivimin e pemëve të tjera.

Meqë tokë ka shumë edhe shpenzimet janë të mëdha.

Salihu tregon se e mangët është përkrahja nga shteti.

E krahas kësaj, ai ka edhe një kërkesë për institucionet.

Vjelja e kumbullave ka filluar disa ditë më parë e do të zgjasë afro dy javë, deri kur të mblidhen të gjitha e të vazhdojnë për shitje në treg, sepse edhe kërkesa për to është e dukshme.