SOT

Migrimi e lë Nasalën me 12 nxënës

Në shkollën “Agim Ramadani” në fshatin Nasalë të Gjilanit ka 12 nxënës që vijojnë mësimin me klasa të kombinuara të ndara në dy klasa. Për secilën grupmoshë brenda klasës, mësueset i ndajnë nga 20 minuta për ta shpjeguar një njësi mësimore.

Përgjatë viteve shkolla nuk ka pasur numër të madh të nxënësve, sipas mësimdhënësve migrimi është një nga arsyet për numrin e vogël të nxënësve që ndjekin mësimin.

Mësuesja Shefkie Dakolli tregon se nxënësit e saj janë të dalluar në mësime. Thekson se nuk dallojnë nga nxënësit e shkollave të qyteteve pavarësisht që mësojnë gjenerata të ndryshme.

e kësaj shkolle edhe përkundër mësimit me klasa të kombinuara thonë se janë të kënaqur sa i përket zhvillimit të orëve të mësimit.

Orari i mësimit në këtë shkollë fillon nga ora 11:00 dhe përfundon në ora 15:00. Mësimi zhvillohet për nxënësit e klasës së parë deri në të pestën, ndërsa klasat e tjera i ndjekin në fshatin Lladovë.