SOT

Mësimdhënësi që promovon fshatin Samadrexhë

Nëpër lagjet e Samadrexhës gjendet shumë shpesh. I ngjet pjesët më të larta për t’ia shkrepur fotografitë natyrës së fshatit ku edhe jeton.

Promovimi i Samadrexhës përmes fotografive të tij i ka sjellë shpesh vizita fshatit, thotë Alban Maloku.

 Një aparat i vjetër në shkollë fillore ishte bërë shkas që Albani të mendonte për kontributin e tij në promovimin e fshatit.

Si banorë  fshati thotë se përballen çdo ditë me probleme esenciale për jetesë. Disa prej tyre i sheh si faktorë që mund të ndikojnë edhe te ai për t’u larguar nga Samadrexha.

Edhe pse është mësimdhënës me profesion, pas punës del lagjeve të Samadrexhës. Çdo fotografi a video që e poston në faqen e fshatit e bën për mërgimtarët, të cilët thotë se mallëngjehen për lagjet e shtëpitë e vendlindjes.

 Por, sipas tij, jo çdo kërkesë që bëhet realizohet nga Komuna e Vushtrrisë. Kjo, sipas tij edhe e ka pakësuar numrin e banorëve në Samadrexhë.