I ndërtuar plotësisht me gurë në hyrje të Mollopolcit qëndronte mulliri 300-vjeçar.
Vjetërsia e tij bëri që vite më parë të rrënohej, por banorët e rindërtuan atë në të njëjtin vend.
Banorëve të Mollopolcit të Shtimes, Ismet Salihu thotë se u kushtoi rreth 14 mijë euro rikthimi i mullirit të Salihajve, me kontribut edhe të mërgimtarëve.
Secili nga vendësit e priti mirë idenë për ta rindërtuar mullirin 300-vjeçar, thotë Salihaj.
Presin ta rregullojnë edhe brenda e mulliri të nisë punën si dikur, pa pagesë e në ndihmë për këdo që do të bluajë.
Mes bjeshkëve të bukura në Mollopolc të Shtimes për muaj të tërë punoi për këtë mulli Halit Emini.
E Ismet Salihu thotë se ky mulli do të shërbejë edhe si vendtakim më shpesh me vendësit.
Por thekson se duhet të presin për financa shtesë që ta vënë në funksion mullirin për bluarje.