SOT

Mbi 5 miliardë kursime në banka në vitin e çmimeve të larta

Mbi 5 miliardë euro është vlera e kursimeve në bankat e Kosovës vetëm brenda vitit 2022.

Pavarësisht pandemisë e inflacionit, kjo vlerë ka pasur rritje në krahasim me vitin paraprak, deri në 12.7%.

Edhe sipas ekonomistëve, personat të cilët kanë mbi 10 vjet përvojë pune duhet të kenë të paktën 6 paga në llogari të kursimeve.

E në baza mujore të kursejnë 10% të saj.

Por a aplikohet kjo nga qytetarët?

Sipas Petrit Balija nga Shoqata e bankave të Kosovës, thotë se pavarësisht pagave jo shumë të mira në vend, kosovarët kanë kulturë të të kursyerit.

Ai shton se shprehitë e kursimit duhet të mësohen edhe te fëmijët. Përveç hapjes së llogarive personale, prindërit duhet të hapin llogaritë kursyese edhe për të vegjlit.

E për këtë duhet edhe më tepër promovim, thotë ai.

Imer Raçi thotë se kultura e kursimit krijohet. Andaj edhe ai ka hapur një llogari të kursimit për fëmijën.

Sipas tij, ndihmesë janë edhe shtesat e fëmijëve.

Qytetarët në përgjithësi shprehen se me pagat në Kosovë kursimi është vështirësuar për shkak të çmimeve të larta.