SOT

Lufta e Kosovës, periudhë e prodhimit të lartë të mjaltit

Në shtëpinë e vjetër në Barilevë të Prishtinës, ua ka bërë vendin 50 koshereve.

Traditë familjare e bartur deri te brezi i tij, Daut Verbofci thotë të jetë puna me bletë.

Muaji mars ka thuajse rolin vendimtar në zhvillimin e bletëve. Atëherë veçse fillojnë përgatitjet në bletishte.

Në vitet kur e kishte ndihmuar prindin e tij rreth kësaj veprimtarie nuk kishte pasur njohuri për bletën, porse tash detajisht ai di edhe rreth sëmundjeve nga të cilat preket ky insekt.

Në periudhën e luftës ai kujton të kenë nxjerrë mjaltë më shumë se çdo vit tjetër.

Si bletar, Verbofci nga Barileva shprehet i kënaqur me subvencionimin nga shteti, por shqetësim i tij mbetet puna e bletarëve tregtarë.

Me padurim po e pret edhe sezonin kur bletët tregojnë produktivitetin e tyre.

se me dëshirë do të punojë gjithmonë me to, pasi që qetësinë e gjen sa herë që ndodhet në bletishte.